Rrahmani, kapiten i Kosovës

  • 07 September 2019 - 14:19
Rrahmani, kapiten i Kosovës

Amir Rrahmani është sërish kapiten i Kombëtares së Kosovës për ndeshjen që pas pak “Dardanët” e zhvillojnë në stadiumin “Fadil Vokrri” me Çekinë.

Në mungesë të Hekuran Kryeziut, Herolind Shalës, Valon Berishës dhe portierit Samir Ujkani, Amir Rrahmani ishte kapiten edhe në ndeshjet e qershorit, kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë, që i solli fat Kosovës duke grumbulluar katër pikë nga këto dy takime.

Kosova do të luajë këtë ndeshje me; Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadërgjonaj, Voca, Halimi, Celina, Rashani, Zhegrova dhe Muriqi.

Image

(Kosova Sot Online)