Gjermania e kalon edhe Irlandën e Veriut, rrëmben kreun në Grupin C

  • 09 September 2019 - 23:07
Gjermania e kalon edhe Irlandën e Veriut, rrëmben kreun në Grupin C

Gjermania e ka mposhtur 2-0 Irlandën e Veriut, për të rrëmbyer kreun në Grupin C.

Gjermania e Joachim Low është treguar e fortë për Irlandën e Veriut, duke triumfuar 2-0 me golat e Marcel Halstenberg 48’ dhe Serge Gnabry 90’.

Kjo fitore e madhe ka bërë që Gjermania ta pushtojë pozitën e parë në Grupin C me 12 pikë, për ta lënë prapa pikërisht rivalin e sotëm po ashtu me 12, por ekipi i Loë ka gol-diferencë shumë më të mirë.


(Kosova Sot Online)