Goli i parë për Shqipërinë, legjenda italiane ngacmon Hysajn: Mësimet e mia…

  • 11 September 2019 - 18:42
Goli i parë për Shqipërinë, legjenda italiane ngacmon Hysajn: Mësimet e mia…

Elseid Hysaj ishte kapiteni i Kombëtares dje në fushë ndaj Islandës, dhe me shiritin në krah, lojtari i Napolit ia doli të shënojë golin e parë për Shqipërinë.

Gjithsesi, në një foto të postuar në “Instagram”, nuk kanë munguar as ngacmimet në formën e shakasë nga miqtë e tij. I tillë është rasti i ish-lojtarit të Napolit dhe Italisë, Kristian Maxho, që me shaka i komenton: “Atëherë mësimet e mia kanë funksionuar.”

Një koment e bën edhe Migjen Basha, që vetëm para këtyre ndeshjeve të Kombëtares deklaroi dorëheqjen nga Shqipëria. “Uehh, u bo puna me bo gol edhe ti. Bravo” – shkruan Basha në postimin e Hysajt.

Image



(Kosova Sot Online)