Leo Messi: “Mjaft më, te Barcelona nuk komandoj unë”

  • 12 September 2019 - 20:55
Leo Messi: “Mjaft më, te Barcelona nuk komandoj unë”

Messi ka kërkuar që njëherë e përgjithmonë t’i jepet fund akuzave se ‘ai komandon te Barcelona’.

Lionel Messi ka dalë më në fund hapur në lidhje me akuzat që shpesh kanë shigjetuar numrin “10” të Barcelonës, sa i përket merkatos dhe futbollistëve që duhet të transferohen ose jo në “Camp Nou”.

Shumë media në Spanjë raportojnë se ai që jep “dritën jeshile” të fundit për blerje te Barça është pikërisht kapiteni, Leo Messi.

Por, për 32-vjeçarin është diçka absurde.

“Mjaft me këto! Në dhomat e zhveshjes, na kërkohet opinion dhe unë e jap mendimin tim për këtë apo atë futbollist, por nuk komandoj apo vendos unë! Mendoj vetëm të bëj mirë në fushë, si të gjithë ne!”, tha Messi për ‘Sport’.

Leo vazhdon të jetë i dëmtuar dhe do t’i mungojë Barcelonës edhe të shtunën kundër Valencias.

Ai shpreson të jetë gati për Champions League, kur Barcelona të vizitojë Borussia Dortmundin. 


(Kosova Sot Online)