Hazardi dhe Courtois e duan Kanten në Real Madrid

  • 13 September 2019 - 09:57
Hazardi dhe Courtois e duan Kanten në Real Madrid

Dyshja e Real Madridit – Eden Hazardi dhe Thibaut Courtois – janë duke tentuar ta sigurojnë transferimin e ish-bashkëlojtarit të tyre në Chelsea, N’Golo Kantes, në klubin madrilen, pasi që besojnë se ai është pjesa që i mungon skuadrës së “Los Blancos”.

Mediumi i madh sportiv, The Athletic, raporton se Eden Hazardi dhe Thibaut Courtois po tentojnë t’i bindin drejtuesit e klubit madrilen ta transferojnë sa më shpejt që të jetë e mundur mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kanten.

Dy yjet belgë të Real Madridit u kanë thënë edhe shokëve të tyre se ata besojnë se Kante është pikërisht tipi i lojtarit që i mungon Real Madridit.

Megjithatë, pasi që kontrata e tij nuk është afër fundit dhe për shkak se ai është 29-vjeçar, Kante mund të rezultojë të jetë i vështirë për t’u transferua nga Chelsea, që mund të kërkojë më shumë sesa madrilenët janë të gatshëm të shpenzojnë.

Kontrata e Kantes me Chelsean është e vlefshme deri më 16 korrik të vitit 2016, pasi që francezi e kishte rinovuar kontratën e tij në nëntor të vitit 2018 për herë të fundit. Transfermarkt e vlerëson atë me 100 milionë euro momentalisht. 

(Kosova Sot Online)