Ballkani po e mund Trepçën ‘89

  • 13 September 2019 - 16:55
Ballkani po e mund Trepçën ‘89

Java e katërt në Superligën e Kosovës ka hapur siparin me duelin ndërmjet dy skuadrave të pamposhtura deri më tani, Ballkanit dhe Trepçës ’89.

Ismet Munishi po përballet me Shpëtim Idrizin për herë të parë në histori, ku po triumfon Ballkani.

Pas 45 minutave lojë në pjesën e parë, ekipi i Ismet Munishit ka shënuar dy herë në portën e ekipit të Idrizit.

Ndeshja nis me gol. Artur Magani realizoi për Ballkanin në minutën e parë pas dy tentimeve në një kundërsulm vrasës të ekipit vendas, për rezultatin 1-0.

Pak minuta më vonë, Blend Baftiu përfitoi nga një gabim i portierit të Trepçës ’89, Arben Beqiri, duke realizuar për rezultatin 2-0.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin e qytetit në Therandë.

Formacionet e të dyja ekipeve:

 Ballkani: Ruxhi, Potoku, Berisha, Turku, Gashi, Kuç, Bytyqi, Baftiu, Hoxha, Topalli, Magani.  Kryetrajner: Ismet Munishi

Trepça ’89: Beqiri, Asare, Ventura, Statovci, Pira, Maloku, Hoti, Jashari, Rusi, Emini, Manaj.  Kryetrajner: Shpëtim Idrizi

 Gjyqtarë: Visar Kastrati, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Bardh Ajeti.

(Kosova Sot Online)