Dresheviqi në mesin e më të mirëve në Eredivise në muajin gusht

  • 14 September 2019 - 09:56
Dresheviqi në mesin e më të mirëve në Eredivise në muajin gusht

Ibrahim Dresheviq ka hyrë në formacionin e muajit gusht në Eredivisie.

Fillimisht një gol i bukur nga goditja e dënimit, pastaj një gol edhe më i bukur me goditje të saktë nga rreth 35 metra largësi.Paraqitjet e fantastike në pesë ndeshjet e para të kampionatit kanë bërë që mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Ibrahim Dresheviq të hyjë në formacionin e muajit gusht në Eredivisie. Faqja zyrtare e kampionatit holandez ka publikuar formacionin e muajit gusht, pjesë e të cilit është edhe mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Dresheviq që mbron ngjyrat e Heerenveenit.Në këtë edicion Dresheviq ka ndihmuar skuadrën me dy gola.

Ekipi i muajit dominohet nga Ajaxi, që ka katër lojtarë, e nga dy kanë Twente e Heerenveeni.Ai është në formacion me emra si Van de Beek, Hakim Ziyech e të tjerë.

(Kosova Sot Online )