Bayerni synon t’i japë fund ecurisë së mirë të Leipzigut, formacionet zyrtare

  • 14 September 2019 - 17:43
Bayerni synon t’i japë fund ecurisë së mirë të Leipzigut, formacionet zyrtare

Djemtë e Niko Kovacit do të përballen me një sfidë të madhe sot, pasi që do të luajnë kundër një skuadre që e ka mbajtur një rekord të përsosur deri më tani në këtë sezon të ri të Bundesligës.

Bayern Munichu do të tentojë t’i bëjë tri fitore radhazi sot, kur në orën 18:30 do ta nisë përballjen me rivalin për titull të Bundesligës, RB Leipzigun, në “Red Bull Arena”.

Klubi bavarez triumfoi edhe një herë në ligën vendore sezonin e kaluar, mirëpo pasi e barazuan ndeshjen hapëse të sezonit të ri, ata e gjejnë veten pas rivalëve të tyre të pamposhtur në ligë, Leipzigut.

Megjithatë, sot djemtë e Kovacit do të tentojnë ta dëshmojnë se e kanë synim ta fitojnë titullin e ligës edhe këtë sezon, duke i dhënë fund ecurisë mbresëlënëse të Leipzigut.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Bayern Munich:

(Kosova Sot Online)