FFK dënon Dritën me 4 ndeshje pa tifozë
FC Drita është dënuar me katër ndeshje pa praninë e shikuesve, si dhe me 1500 euro gjobë.
Kështu ka njoftuar sot Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e cila ka publikuar vendimet që mori Komisioni Disiplinor dhe i Etikës.
Ky vendim lidhet me ndeshjen e Dritës ndaj Prishtinës në Kupë. Ndaj gjilanasit ishte iniciuar procedura disiplinore “lëshim i organizimit të ndeshjes”.

Pas ndeshjes në fjalë ishte krijuar një tollovi e madhe si shkak i një përplasjeje mes drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberi, me tifo-grupin e këtij klubi, “Intelektualët”.
(Kosova Sot Online)