Karton i kuq në ndeshjen Hellas Verona – Milan

  • 15 September 2019 - 21:21
Karton i kuq në ndeshjen Hellas Verona – Milan

Verona ka mbetur me 10 lojtarë në “Marc’Antonio Bentegodi”, Mariusz Stepinski është ndëshkuar direkt me të kuq në minutën e 21-të.

Pas më shumë se 20 minuta lojë, ndeshja mes Hellas Veronës dhe Milanit vazhdon të jetë 0-0, e cila po zhvillohet në “Marc’Antonio Bentegodi”, në kuadër të xhiros së tretë në Serie A. 

Vendasit kanë mbetur me një lojtar më pak, pasi sulmuesi, Mariusz Stepinski u ndëshkua me të kuq në minutën e 21’.

Për Veronën, nga minuta e parë po luajnë dy shqiptarët; Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla.

(Kosova Sot Online)