Perez i godet kritikët: Di shumë për futbollin, me ardhjen time Real Madridi është i pari

  • 16 September 2019 - 08:45
Perez i godet kritikët: Di shumë për futbollin, me ardhjen time Real Madridi është i pari

Florentino Perez i ka kritikuar ata të cilët kanë ngritur dyshime nëse ai di mjaftueshëm për futbollin, duke nënvizuar punën e tij me Real Madridin si dëshmi e njohurive të tij për këtë sport.

Perez ka qenë president i Real Madridit në vitet më të suksesshme të klubit dhe qëndron prapa blerjeve më të mëdha që ky klub i ka bërë ndër vite..

“Shikoni, njerëzit thonë se unë di matematikë, por unë di diçka edhe për futbollin”, tha Perez të dielën në asamblenë e klubit.

“Ne kishim plot 32 vjet pa fituar kupë evropiane dhe kur erdha unë, Real Madridi ishte i 13-ti në renditjen e UEFA-s. Sot, ne jemi në vendin e parë dhe i kemi fituar 13 kupa evropiane”, shtoi ai.

Ai vazhdoi me mesazhe përkrahëse për lojtarët aktualë të klubit dhe trajnerin Zinedine Zidane.

“Nëse e rigjejmë intensitetin tonë, do të fitojmë përsëri”, theksoi ai.

“Nuk ka rëndësi kush luan. Ne i kemi 25 lojtarë shumë të mirë. Më të mirët në botë”, përfundoi ai. 

Kosova Sot Online )