Spanja e do sensacionin e Barcelonës, Ansu Fatin

  • 16 September 2019 - 17:11
Spanja e do sensacionin e Barcelonës, Ansu Fatin

Gjashtëmbëdhjetëvjeçari Ansu Fati është ylli që tashmë ka shndritur në këtë fillim të sezonit në La Liga, pas vetëm tri ndeshjeve me Barcelonën.

I lindur në Guinea-Bissau më 2002, ai dhe familja e tij u zhvendosen në Sevilla kur ai ishte vetëm gjashtë vjeç, ku edhe i ra në sy Barçës, duke e afruar atë në shkollën La Masia.

Në ndeshjen e tij të parë si titullar për gjigantin katalonas këtë të shtune në “Camp Nou”, Fati shënoi një gol dhe asistoi për një tjetër brenda gjashtë minutave, duke konfirmuar talentin që posedon.

Image

Vetëm 16-vjecar, ai ka thyer dy rekorde tashmë në Spanjë.

Fati është bërë futbollisti më i ri në histori të La Ligës që shënon dhe asiston në një ndeshje dhe më i riu në histori të Barcelonës që realizon në La Liga.

Me formën që po e tregon, Spanja është alarmuar që tani dhe ka nisur tentativat për ta afruar në Kombëtare.

Vite më parë, Spanja humbi Lionel Messin, që zgjodhi vendlindjen, por mund të punojnë më fuqishëm në afrimin e Ansu Fati, i cili shihet si një lojtar me talent të jashtëzakonshëm që do të dominojë në botën e futbollit në të ardhmen.

Image

Ditën kur Fati shënoi dhe asistoi dhe shtyri edhe Lionel Messi ta duartrokasë për lojën që bëri, foli trajneri i Spanjës, Robert Moreno, që pa gjithçka live në Camp Nou”.

“Njerëzit në Federatën e Futbollit të Spanjës janë duke punuar që Ansu të luajë për Spanjën dhe në fund do të jetë vendimi i lojtarit. Federata është duke punuar që t’i ketë më të mirët”, u shpreh trajneri i Spanjës.

Në moshën 16-vjeçare, Fati tashmë numëron 2 gola dhe një asist në tri ndeshje për Barçën. 

(Kosova Sot Online)