Valverde: Anfieldi është e kaluara, tani mendojmë për të tashmen

  • 16 September 2019 - 21:38
Valverde: Anfieldi është e kaluara, tani mendojmë për të tashmen

Ernesto Valverde është parë tejet i qetë në konferencë për media para ndeshjes me Borussia Dortmundin në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Blaugranasit dhe skuadra gjermane do të përballen nesër (e mërkure) nga ora 21:00 në ‘Signal Iduna Park’ në Gjermani.

Valverde ka thënë se në këtë sezon do të tentojnë ta fitojnë Ligën e Kampionëve dhe disfata në sezonin e kaluar në Anfield ndaj Liverpoolit është e harruar.

“Unë pres një atmosferë të madhe në stadium, si gjithmonë që është në stadiumin tonë dhe pres një rival të madh që e ka fituar Superkupën e Gjermanisë e që është kandidat për ta fituar edhe Bundesligën”, ka thënë strategu i Barcelonës. 

“Eliminimi në Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar? E kam thënë disa herë se një ditë e keqe mund të ju përjashtojë nga Liga e Kampionëve. Është një disfatë që është harruar tashmë dhe jemi të fokusuar nga e ardhmja”, ka shtuar më tej Valverde.

Barcelona është e fokusuar në triumfin e garës më të madhe në Evropë për klube, pasi tashmë është duke e dominuar La Liga-në për disa vite radhazi. 

(Kosova Sot Online)