“S’jam racist”, pohon analisti italian që u shkarkua pas komenteve raciste për Lukakun

  • 17 September 2019 - 16:46
“S’jam racist”, pohon analisti italian që u shkarkua pas komenteve raciste për Lukakun

Analisti italian i sportit Luciano Passirani ka këmbëngulur se nuk është racist, një ditë pasi u shkarkua nga puna pas komenteve në një emision të drejtpërdrejt për sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku.

Passirani ishte mysafir në emisionin “Qui Stuadio a Voi Stadio”, kur i bëri komentet raciste dhe e detyroi drejtorin e emisionit të televizionit Teleombardia, Fabio Ravezzani, ta shkarkojë nga puna menjëherë, duke theksuar se Passirani nuk do të jetë pjesë e emisionit të tij kurrë më.

Në emision po debatohej për ndikimin e Lukakut në Inter deri tani, që prej transferimit të tij nga Manchester Unitedi këtë verë.

“Lukaku është ndër blerjet më të mira që Interi ka mundur t’i bëjë. Nuk e shoh asnjë lojtar tjetër si ai në ndonjë ekip tjetër në Itali. Ai është ndër më të fortit. Më pëlqen ai, më pëlqen shumë sepse ka fuqi: ai është binjak me Duvan Zapatan e Atalanta”, tha Passirani.

“Ata kanë diçka shtesë që lojtarët e tjerë nuk e kanë dhe ata shënojnë gola dhe e çojnë ekipin përpara. Ky lojtar të vret në situata një kundër një, nëse përpiqesh ta ndalosh, ai të hedhë në dysheme. Mënyra e vetme për ta ndalur është mbase t’ia japësh 10 banane për t’i ngrënë”, shtoi ai.

Tani, Passirani është përpjekur të sqarohet duke e theksuar familjen e vet shumë kulturore si arsye përse ai nuk është racist.

“Unë jam 80 vjeç. Në botën e futbollit jam që 40 vjet dhe kurrë nuk jam shkarkuar për sjellje të keqe në asnjërin prej roleve që i kam mbajtur, por e pranoj vendimin kundër meje”, tha Passirani.

“Nuk dua të më quajnë racist. Prindi im, që ka jetuar me mua për 17 vjet, është me ngjyrë. Unë i kam dy mbesa të vogla me ngjyrë, do të thotë vajzat e të birit. Unë nuk jam racist dhe besoj se jam person i edukuar në çdo aspekt. Në karrierën time i kam takuar shumë lojtarë me ngjyrë dhe kurrë nuk kam pasur probleme me ta”, theksoi ai.

Kjo nuk është hera e parë brenda një muaj pas ardhjes në Serie A që sulmuesi belg përballet me racizëm.

Menjëherë pas ardhjes në Serie A, sulmuesi belg u përball me racizëm, kur tifozët e Cagliarit bën thirrje raciste drejtuar atij në ndeshjen e javës së dytë të Serie A. 

(Kosova Sot Online)