Willian flet rreth konfrontimit me Barkleyn rreth penalltisë: Doja ta godisja unë

  • 18 September 2019 - 12:09
Willian flet rreth konfrontimit me Barkleyn rreth penalltisë: Doja ta godisja unë

Willian ka konfirmuar se ai u përpoq të merrte penalltinë para Ross Barkley në humbjen e së martës ndaj Valencias, por nuk mban hatër tek bashkëlojtari i tij.

Blutë pësuan humbje 1-0 në shtëpi ndaj skuadrës spanjolle, ndërsa filluan sezonin e Ligës së Kampionëve në mënyrën më të keqe të mundshme. Barkley ishte pa fat pasi mundi të barazonte rezultatin në minutën e 87-të, por goditi penalltinë mbi traversë. Por, kishte disa polemika para penalltisë, me  Willian dhe Jorginho që u përpoqën ta marrin atë në vend të Barkley, i cili kishte ardhur disa minuta më parë në lojë.

 Unë doja ta merrja atë, por ai ishte i sigurt për ta marrë atë”, u tha Willian gazetarëve pas ndeshjes kur u pyet për diskutimet me Barkley. “Ky është futbolli. Ai humbi penalltinë por mund të isha unë ai që humb, ose Jorginho ose kushdo. Kështu që futbolli është ky”.“Por kur fitojmë, ne fitojmë së bashku, dhe kur humbasim, ne humbasim së bashku”, përfundoi ylli brazilian

(Kosova Sot Online )