Vdes legjenda e futbollit Ricksen, pas një beteje të gjatë me një sëmundje

  • 18 September 2019 - 14:22
Vdes legjenda e futbollit Ricksen, pas një beteje të gjatë me një sëmundje

Ish-futbollisti i Rangers, Fernando Ricksen, ka ndërruar jetë, pas betejës së gjatë me sëmundjen e neuroneve motorike.

Holandezi ishte diagnostikuar në tetor të vitit 2013 dhe pastaj e nisi shoqatën Fernando Ricksen Foundation, për t’u ndihmuar personave të tjerë që vuajnë nga e njëjta sëmundje.

Pas gjashtë vjetëve betejë me sëmundjen e neuroneve motorike, Ricksen ndërroi jetë të mërkurën në mëngjes, në moshën 43-vjeçare.

Mbrojtësi i krahut të djathtë i kaloi gjashtë sezone me Rangers, duke luajtur mbi 180 ndeshje për klubin, pasi iu bashkua nga AZ Alkmaari në vitin 2000. Ai i fitoi dy tituj qysh në sezonin e tij të parë, e në të tretin e fitoi tripletën vendore.

Gjatë kohës së tij në Skoci, ai i fitoi trofetë e Premiershipit Skoces dhe Kupën e Ligës së Skocisë nga tri herë, si dhe dy herë Kupën e Skocisë.

Ai u emërua kapiten i klubit në janar të vitit 2005, pasi Stefan Klos e pësoi një lëndim serioz. Ricksen i shënoi nëntë gola si mbrojtës dhe e fitoi çmimin për lojtarin më të mirë të vitit.

Ricksen i bëri gjithsej 12 paraqitje për ekipin kombëtar, katër prej të cilave ishin ndeshje me karakter garues – në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. 

(Kosova Sot Online)