Lampard sqaron zënkën verbale të lojtarëve të tij dhe tregon se kush është goditës i penalltive

  • 18 September 2019 - 14:43
Lampard sqaron zënkën verbale të lojtarëve të tij dhe tregon se kush është goditës i penalltive

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard ka sqaruar gjithçka rreth konfrontimit verbal të futbollistëve të tij në humbjen ndaj Valencias në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Chelsea u mposht 1-0 në shtëpi nga Valencia në ndeshjen e zhvilluar në Stamford Bridge.

Megjithatë, Blutë patën rast të barazojnë rezultatin në minutën e 87-të, por Ross Barkley nuk ishte i saktë.

Kjo penallti krijoi edhe zënkë mes Barkleyt dhe bashkëlojtarit të tij, Willian, por Lampard e ka sqaruar gjithë situatën. 

“Ne jemi këtu për të fituar dhe zhgënjimi i vetëm është që ne nuk shënuam penalltinë për të pasur pesë minuta për të fituar ndeshjen”, ka thënë fillimisht Lampard.

“Është një histori tjetër nëse ka grindje midis lojtarëve, por qartë nuk ka”.

“Jorginho dhe Wllian janë goditësit e penalltive që ishin në fushë, por kur Barkley hyri në lojë, ai bëhet goditës i penalltive. Ross e mori dhe humbi atë”.

“Nëse ai do të shënonte, askush nuk do ta bënte atë pyetje, por ai nuk e bëri”.

“Ai i mori ato në para-sezon dhe shënoi. Ai thjesht humbi një penallti, e thjeshtë është kjo”, përfundoi trajneri i Bluve.

(Kosova Sot Online)