PSG-ja starton me Icardin, Real Madridi me Hazardin, formacionet

  • 18 September 2019 - 20:12
PSG-ja starton me Icardin, Real Madridi me Hazardin, formacionet

Paris Saint-Germain dhe Real Madrid do të përballen sonte në Parc des Princes në një duel që pritet të jetë madhështor, me gjithë mungesat e mëdha në të dy anët.

Vera e PSG-së është dominuar nga e ardhmja e Neymarit, i cili u rikthye në aksion të shtunën duke e shënuar golin e fitores me gërshërë kundër Strasburg. Ai, megjithatë, do të jetë ndër lojtarët e shumtë që nuk do të luajnë sonte.

Real Madridi, ndërkohë, përballet me telashe të veta, pasi ka bërë një fillim të dobët në La Liga këtë sezon, megjithëse se e mundi Levanten 3:2 në fundjavë. 

Zinedine Zidane rikthehet në Champions, garë të cilën e fitoi tri herë radhazi, ndërsa Eden Hazard debuton si titulluar për herë të parë për Real Madridin.

PSG-ja do të jetë pa Neymarin, e pezulluar me dy ndeshje, si dhe Edinson Cavanin, Kylian Mbappen, Julian Draxler, Thilo Kehrer dhe Colin Dagra që janë të lënduar.

Të Madridi mungojnë kapiteni Serigo Ramos dhe Nacho të pezulluar, ndërsa Marcelo, Luka Modric, Federico Valverde, Osco dhe Marco Asensio të lënduar.

Formacionet zyrtare, të takimit që nis në orën 21:00.

(Kosova Sot Online)