Trajneri i PSG-së paralajmëron Mbappen dhe Neymarin

  • 19 September 2019 - 09:33
Trajneri i PSG-së paralajmëron Mbappen dhe Neymarin

Pasi e pa se skuadra e tij fitoi lehtësisht kundër Real Madridit, me rezultat 3:0, në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, tha se yjet që munguan në këtë ndeshje duhet ta fitojnë vendin e tyre në skuadër kur të kthehen.

Të mërkurën, Kylian Mbappe dhe Neymari u panë në tribunat e stadiumit “Parc des Princes”, ku po zhvillohej ndeshja mes PSG-së dhe Real Madridit. Francezi mungoi për shkak të një lëndimi, ndërsa braziliani është i suspenduar për dy ndeshje.

Përkundër që edhe Edinson Cavani mungoi shkaku i një lëndimi, djemtë e Tuchelit arritën të fitojnë lehtësisht kundër 13-herë kampionit të Evropës, me ndihmën e Angel Di Marias dhe Thomas Meunier.

Kampionët në Ligue 1 ishin mbresëlënës në ndeshjen e mbrëmshme, duke ia pamundësuar Real Madridit edhe vetëm një goditje brenda kuadratit të portës. Për këtë arsye, Tucheli i ka paralajmëruar tre yjet që munguan se do të duhet të luftojnë për të zënë vend në skuadër kur të kthehen.

“Jam shumë i lumtur me të gjitha skuadrën sepse ishte shumë e vështirë, ne i patëm shumë raste. Por, edhe Real Madridi i pati disa momente të mira, në të cilat ne vuajtëm”, tha Tuchel, pas ndeshjes.”

“Por, ne qëndruam të organizuar, gjithmonë afër njëri-tjetrit dhe me të vërtetë ishim agresivë. Ishte një paraqitje e plotë”.

“Mbappe dhe Neymari e panë ndeshjen dhe ata duhet të bëjnë po aq mirë sa të tjetër kur të kthehen. Kjo është diçka e mirë, jemi të lumtur që e kemi një skuadër të tillë. Nuk e kemi pasur gjithmonë”.

“Ne mund të luajmë mirë edhe pa yjet tanë dhe kjo është diçka shumë e nevojshme. Unë duhet t’i marrë disa vendime të vështira, por jemi në një pozitë të mirë. Konkurrenca duhet të jetë e tillë në një klub si PSG-ja”. 

(Kosova Sot Online)