Zyrtare: Hudson-Odoi nënshkruan kontratë pesë-vjeçare me Chelsean, 180 mijë funte në javë!

  • 19 September 2019 - 19:54
Zyrtare: Hudson-Odoi nënshkruan kontratë pesë-vjeçare me Chelsean, 180 mijë funte në javë!

Hudson-Odoi ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me “Blutë e Londrës”, do të fitojë 180 mijë funte në javë.

Tashmë është zyrtare. Pritjes së gjatë i ka ardhur fundit. Talenti anglez, Callum Hudson-Odoi, që në nëntor do t’i mbushë 19 vjet, ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me Chelsean, që do ta mbajë atë në “Stamford Bridge” deri më 2024.

Sipas Goal, talenti që kërkohej me ngulm nga Bayern Munich, do të fitojë 180 mijë funte në javë te “Blutë e Londrës” – mbi 10 milionë euro në sezon.

“Është ndjenjë e mrekullueshme”, tha fillimisht Hudson-Odoi pasi nënshkroi kontratën e re me Chelsean. “Ka qenë pritje e gjatë, por tashmë është e kryer dhe jam shumë i lumtur për këtë”.

“Kam qenë pjesë e Chelseas që kur kam qenë tetë vjeçar dhe ky është klubi i duhur ku duhet të jem”.

(Kosova Sot Online)