Debutimi i Foulquier në Premierligë: 5 gola të pësuar, 9 prekje dhe zëvendësim pas 34 minutave

  • 21 September 2019 - 23:44
Debutimi i Foulquier në Premierligë: 5 gola të pësuar, 9 prekje dhe zëvendësim pas 34 minutave

Mbrojtësi i Watford Dimitri Foulquier ka kaluar një pasdite makthi në debutimin e tij në Premier League pasi Manchester City kishte shënuar pesë gola që në 18’ minutat e para.

26-vjeçari preku topin vetëm nëntë herë teksa kampionët në fuqi janë treguar të paskrupullt në Etihad dhe është zëvendësuar nga trajneri në minutën e 34’.

Foulquier është blerë në vitin 2017, por është detyruar të presë dy sezone për startin e parë në Premier League.

Mbrojtësi anësor nga Franca ishte një surprizë në formacion, por shumë shpejt dita e tij është kthyer në një makth të vërtetë.

Pas largimit të tij, Watford u stabilizua dhe nuk pësoi më gol deri në mesin e pjesës së dytë. 

(Kosova Sot Online)