Dallku flet pas debutimit me fitore: Të rëndësishme janë tri pikët, i përgëzojë lojtarët për fitoren

  • 23 September 2019 - 08:38
Dallku flet pas debutimit me fitore: Të rëndësishme janë tri pikët, i përgëzojë lojtarët për fitoren

Armend Dallku e ka nisur me fitore aventurën si trajner i skuadrës së parë të Prishtinës.

Tekniku vushtrrias debutoi në bankinën e kryeqytetasve në derbi ndaj Gjilanit, ku triumfoi me rezultat të ngushtë 2-1. Dallku ka thënë fillimisht se është gëzuar më shumë për lojtarët dhe ekipin se sa për vete.

“Të them të drejtën sot jam i gëzuar më shumë për lojtarët dhe ekipin sesa për vetën që debutova me fitore, sepse rezultatet e klubit nuk ishin deri më tani të kënaqshme”, tha fillimisht Dallku për Supersport.

Dallku ka përgëzuar lojtarët si dhe dy tifo grupet Plisat e Skifterat.

“Klubi mbeti në situatë të vështirë pas largimit të ish trajnerit, me një ditë stërvitje nuk më mbeti asgjë vetëm të bëjë disa ndryshime në formacion”. “Jemi munduar t’i mbulonim pikat e dobëta tona dhe i përgëzoj lojtarët dhe tifozët si Plisat ashtu edhe Skifterat për paraqitjet e tyre sot”.Krejt në fund ish-kapiteni i Prishtinës foli edhe për lënien në bankë të Meriton Korenicës.

Lëndimi i Januzit, mos inkuadrimi i Korenicës?

“Prishtina nuk është vetëm Januzi dhe Korenica por ka 25 lojtar dhe gjithë janë aty për të luajtur, normalisht ishte zgjedhje e imja që mos të ishte Korenica në lojë duke parë kundërshtarin”, përfundoi Dallku. 

(Kosova Sot Online )