Man Unitedi interesohet sërish për Mandzukicin

  • 25 September 2019 - 11:31
Man Unitedi interesohet sërish për Mandzukicin

Manchester Unitedi raportohet se është duke e shqyrtuar sërish mundësinë e transferimit të sulmuesit të Juventusit, Mario Mandzukicin. “Djajtë e kuq” janë të interesuar ta transferojnë atë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kroati Mario Mandzukic kishte qenë afër transferimit në “Old Trafford” gjatë afatit kalimtar të verës,  mirëpo drejtuesit e klubit anglez në fund vendosën të mos e blejnë 33-vjeçarin për shkak të moshës së tij.

Megjithatë, vendimi i tyre për ta shitur Romelu Lukakun në Inter dhe për të mos e zëvendësuar atë e ka lënë skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer me probleme në fazën e sulmit, veçanërisht pas lëndimit të Anthony Martialit dhe Marcus Rashfordit.

Pas lëndimit të Rashfordit në fundjavë, The Independendent shkruan se trajneri Solskjaer ia kërkoi drejtorit ekzekutiv të Manchester Unitedit, Ed Woodwardit, transferimin e Mandzukicit gjatë verës.

Mandzukici i është bërë e qartë se nuk është i dëshiruar në skuadrën e Juventusit, pasi që u zëvendësua në skuadër nga Gonzalo Higuain dhe mbeti edhe jashtë listës së skuadrës për Ligën e Kampionëve.

Ai më në fund vendosi të mos transferohet menjëherë tani në ndonjë klub të Katarit, kështu që transferimi gjatë afatit kalimtar të janarit mbetet një mundësi për të ardhmen e tij.

(Kosova Sot Online )