Ramos i pakënaqur me një pikë kundër Atletico Madridit

  • 29 September 2019 - 09:59
Ramos i pakënaqur me një pikë kundër Atletico Madridit

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, është shprehur i pakënaqur me pikët e fituar nga skuadra e tij në derbin madrilen kundër Atletico Madridit të shtunën në Wanda Metropolitano.

Reali iu fut derbit të kryeqytetit spanjoll si lider i La Ligës dhe Ramos kishte kërkuar që skuadra ta dëshmonte forcën duke e mposhtur rivalin e vjetër.

Megjithatë, ndeshja u mbyll baras pa gola dhe, edhe pse qendërmbrojtësi spanjoll mund të jetë i pakënaqur, skuadra e Zinedine Zidane mbetet lidere e ligës.

“Ndeshjet kundër Atleticos janë shumë fizike. Ky është ndër stadiumet më të vështira që duhet t’i vizitojmë gjatë sezonit dhe është më rëndësi të mos pranosh gol këtu”, tha Ramos pas ndeshjes.

“Kjo pikë nuk ka shumë domethënie sepse ne i deshëm pikët e plota”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)