Gruaja e yllit të Realit lutet për paqe, pasi shtëpia e Casemiros plaçkitet nga hajnat

  • 29 September 2019 - 15:05
Gruaja e yllit të Realit lutet për paqe, pasi shtëpia e Casemiros plaçkitet nga hajnat

Futbollisti Casemiro u bë viktima më e fundit e plaçkitjes nga hajnat, pasi shtëpia e tij u thye dhe u plaçkit derisa ai po luante për Real Madridin kundër Atletico Madridit të shtunën mbrëma në La Liga.

Bashkëshortja dhe djali i mesfushorit brazilian ndodheshin në shtëpi kur hajnat kryen plaçkitjen.

Fatmirësisht, ata nuk janë lënduar.

Maca Capilla, bashkëshortja e Lucas Vazquez, yllit tjetër të Real Madridit, zgjodhi rrjetet sociale për ta ngritur zërin ndaj trendit shqetësues të plaçkitjes së shtëpive të futbollistëve në Spanjë.

Edhe shtëpia e Capillas dhe Vazquezit ishte plaçkitur verën e kaluar, në kohën kur çifti ishte në pushim veror. E njëjta i ka ndodhur edhe trajnerit Zinedine Zidane dhe mesfushorit Isco.

“Një pas një. Kur do të jemi në gjendje të jetojmë në paqe në shtëpitë tona? Kur do të jemi në gjendje të shkojnë në punë të qetë?”, shkroi ajo.

Shtëpitë e më shumë se 15 futbollistëve në Spanjë janë plaçkitur në vitet e fundit.

Ata janë: Gerard Pique, Karim Benzema, Jordi Alba, Alvaro Morata, Kevin-Prince Boateng, Arthur Melo, Joaquin, William Carvalho, Ezequiel Garay, Gabriel Paulista, Ramiro Funes Mori dhe Geoffrey Kondogbia.

(Kosova Sot Online)