Shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Mal i Zi nis të hënën e ardhshme

  • 01 October 2019 - 16:45
Shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Mal i Zi nis të hënën e ardhshme

Tifozët që duan ta përcjellin ndeshjen mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund të blejnë bileta duke nisur nga e hëna e ardhshme, më 7 tetor, në orën 16:00.

Kosova do ta vazhdojë rrugëtimin në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 me përballjen kundër Malit të Zi, në kuadër të Grupit A, më 14 tetor në orën 20:45.

“Dardanët” do ta zhvillojnë edhe një tjetër ndeshje gjatë muajit tetor, atë miqësore kundër Gjibraltarit, më 10 tetor në orën 18:30. Përderisa për këtë ndeshje biletat ende s’janë shitur të gjitha, për atë kundër Malit të Zi do të fillojnë të shitën të hënën në orën 16:00, në uebsajtin tiks.app.

 

 

Biletat e ndeshjes Kosova V Mali I Zi do te dalin ne shitje online me 07.10.2019 ne oren 16:00. Suksese

Posted by tiks.app on Tuesday, October 1, 2019

Kosova do të tentojë të arrijë rezultat edhe më të mirë sesa barazimi 1:1 kundër Malit të Zi, në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit A kualifikues për EURO 2020, në Podgoricë, ku Milot Rashica e kishte zhbllokuar fillimisht rezultatin e ndeshjes.

Skuadra e Bernard Challandes radhitet e treta në Grupin A, me tetë pikë të grumbulluara nga pesë ndeshjet e zhvilluara deri më tani (dy fitore, dy barazime, një disfatë) – një pikë më shumë sesa Mali i Zi.
 

Image

(Kosova Sot Online)