Ramos: Duhet të përmirësohemi dhe të bëjmë më shumë

  • 02 October 2019 - 10:02
Ramos: Duhet të përmirësohemi dhe të bëjmë më shumë

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, e ka pranuar se skuadra madrilene duhet të përmirësohet dhe të bëjë më mirë, pas barazimit tronditës 2:2 kundër Club Brugge në Ligën e Kampionëve.

Klubi belg po fitonte 2:0 pas pjesës së parë në Santiago Bernabeu, por gjiganti spanjoll ia doli t’i shpëtojë humbjes së dytë radhazi dhe e fitoi pikën e parë në grup falë golave nga Ramos dhe Casemiro në pjesën e dytë.

“Një pjesë e parë shumë e dobët, e ndjekur nga një pjesë e dytë ku treguam guxim dhe shënuan siç pritem”, shkroi Ramos në Twitter.

Real Madridi e humbi ndeshjen e parë në grup 3:0 kundër Paris Saint-Germain, dhe të martën e fitoi pikën e parë.

(Kosova Sot Online)