“Do të më pëlqente të triumfoj në Madrid, nëse s’do të shkoj diku tjetër”

  • 04 October 2019 - 09:29
“Do të më pëlqente të triumfoj në Madrid, nëse s’do të shkoj diku tjetër”

Mbrojtësi i djathtë i huazuar në Dortmund ëndërron që të rikthehet në “Santiago Bernabeu” dhe ta veshë fanellën e Madridit.

Achraf Hakimi është duke shkëlqyer në Borussia Dortmund.

Përveç në aspektin defensivë, Achraf dhuron shumë edhe në atë ofensivë – më së miri e tregojnë dy golat e shënuar të mërkurën kundër Sllavja Pragës në Champions League.

Achraf, i cili është në vitin e fundit të huazimit te Dortmundi, shpreson të rikthehet dhe të triumfojë te klubi ku edhe e nisi karrierën , Real Madrid.

“A ndjeni se keni fituar të drejtën për t’u kthyer në Madrid?

“Huazimi im është dy vjeçar dhe më pas do të më duhet të jap këtë përgjigje. Do të shoh nëse ia kanë vlejtur këto dy vite dhe nëse jam i përgatitur për Real Madrid. Në këtë moment, jam në një formë të mirë, kështu që mendoj se mund të luaj në Madrid. Por në maj do të të them nëse jam gati apo jo, më pyet në maj”.

Tani ose në Maj, ëndrra juaj është të triumfoni në Madrid…

“Nuk do të ju gënjej, natyrisht se do të doja të triumfojë atje. Jam rritur në Madrid, është shtëpia ime dhe do të doja të vazhdoj atje, por nëse jo, do të mundohem të kem suksese diku tjetër. Është ëndrra ime”. 

(Kosova Sot Online)