Man City dhe Chelsea në garë për Chilwell

  • 06 October 2019 - 13:49
Man City dhe Chelsea në garë për Chilwell

Mbrojtësi i Leicester Cityt, Ben Chilwell po pëlqehet shumë nga klubet e mëdha në Ligën Premier.

Reprezentuesi anglez ka qenë njëri nga më të mirët në rolin e tij në Ligën Premier këtë sezon.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Chilwell të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha angleze dhe trajneri Brendan Rodgers është duke u përgatitur për ta humbur yllin e tij. Sipas mediumit anglez The Mirror, Manchester City dhe Chelsea janë dy klubet e interesuara për anglezin. Dhelprat janë të interesuar të mbajnë 22-vjeçarin, por një ofertë e madhe parash nga këto dy klube do të ia ndryshonte mendjen.

 

Për lojtarin interesim kishte shprehur edhe Liverpooli, Barcelona dhe Atletico Madridi në të kaluarën.

( Kosova Sot Online )