Sanchez kushton 28 milionë euro

  • 07 October 2019 - 15:43
Sanchez kushton 28 milionë euro

Manchester United e ka vendosur çmimin e sulmuesit kilian, i cili është i huazuar në Inter

Manchester United e ka vendosur çmimin e Alexis Sanchezit.

Sulmuesi kilian është huazuar në Inter për një sezon, ndërsa “Nerazzurri” e kanë mundësinë e blerjes përfundimtare pas një viti.

Dhe, tabloidi britanik “The Sun” shkruan se klubi anglez e vlerëson 28 milionë euro kartonin e Sanchezit.

Deri tash, ish-futbollisti i Udineses, Barcelonës dhe Arsenalit i ka zhvilluar vetëm 129 minuta në Serie A dhe Champions League.

Ai e ka realizuar një gol dhe e ka dhuruar një asistim.

Sanchez ka rrogë të majme prej 15 milionë euro në vit, prandaj “Djajtë e Kuq” duan ta shesin atë.

Pas pak muajsh, Sanchez do t’i mbushë 31 vjet dhe mbetet të shihet nëse Interi do ta shpenzojë atë shumë parash për të. 

(Kosova Sot Online)