Elseid Hysaj, zbulohet koha e rikuperimit pas dëmtimit horror

  • 07 October 2019 - 17:48
Elseid Hysaj, zbulohet koha e rikuperimit pas dëmtimit horror

Pas dëmtimit horror që pësoi në ndeshjen ndaj Torinos, dëmtim që do të mbajë jashtë grumbullimit të Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj do të humbasë ndeshjet ndaj Turqisë dhe Moldavisë.

Tani është mësuar edhe periudha sesa do të mungojë mbrojtësi shqiptar.

Për shkak të frakturës që pësoi në kraharor (thyerje e pjesshme) pas asaj përpalasjeje të fortë pas duelit ajror me Ansaldin, Hysaj do të mungojë për rreth 25 ditë duke iu referuar lajmeve që publikojnë mediat italiane.

Nëse rikuperimi shkon sipas planeve sipas të gjitha gjasave Hysaj do të jetë pjesë e Shqipërisë për dy sfidat e muajit nëntor ndaj Andorrës dhe Francës me shpresën se kuqezinjtë do të kenë ende shanse për kualifikimin në Euro 2020.

(Kosova Sot Online)