Milot Rashica është gati për ta ndihmuar Kosovën drejt “Euro 2020”

  • 07 October 2019 - 20:50
Milot Rashica është gati për ta ndihmuar Kosovën drejt “Euro 2020”

Një ndër futbollistët më të mirë që ka Kosova, është rikthyer tashmë.

Milot Rashica, që mungoi në ndeshjet e shtatorit, është rikthyer në skuadrën e Bernard Challandes.

Ai ishte i dëmtuar dhe nuk mundi ta ndihmojë Kosovën kundër Çekisë dhe Anglisë, por është i gatshëm të japë më të mirën për sfidat e radhës.

Në fakt, Rashica është rikthyer nga lëndimi në super formë.

Ai ka realizuar dy gola për Werder Bremen me t’u kthyer nga dëmtimi, shënoi në barazimin 2-2 me Borussia Dortmund dhe po ashtu 2-2 me Wintracht Franfurt.

(Kosova Sot Online)