Kimmich e kupton pse Mulleri është i pakënaqur në Bayern

  • 10 October 2019 - 12:44
Kimmich e kupton pse Mulleri është i pakënaqur në Bayern

Ylli i Bayern Munichut, Joshua Kimmich, e kupton pakënaqësinë e bashkëlojtarit të tij, Thomas Muller, i cili ka bërë të ditur se është duke e shqyrtuar të ardhmen e tij me gjigantin e Bundesligës.

Veterani Thomas Muller është duke e shqyrtuar mundësinë e largimit nga Bayerni, për të cilët 30-vjeçari s’e ka nisur asnjë ndeshje në ligë nën Niko Kovacin që nga barazimi i shtatorit kundër Leipzigut.

Një largim gjatë afatit kalimtar të janarit është spekuluar për veteranin e Bayernit, i cili kishte qenë i lidhur me një transferim të mundshëm në Manchester United më parë.

Kur u pyet për Mullerin pas barazimit me rezultat 2:2 të Gjermanisë në miqësoren kundër Argjentinës të mërkurën, Kimmich tha se klubi do ta kishte të vështirë ta zëvendësonte atë figurë ikonike, por shtoi se e kupton pakënaqësinë e Mullerit.

“Fillimisht, një figurë shumë e madhe identifikuese do të largohej nga klubi, veçanërisht për tifozët. Unë personalisht e njoh Bayernin vetëm me Muller në skuadër. Pa të, klubi s’do të ishte aty ku është”, ka thënë Kimmich.

“Kurdo që ai hyn në lojë, ai luan mirë. Në ndeshjen e fundit ai e asistoi edhe një tjetër gol. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në ndeshjet e tjera”.

“Kundër Colognes ose Mainzit, ai i asistoi dy gola dhe e shënoi një, nëse po më kujtohet saktësisht. Të gjithë e dimë se ai ka cilësi që janë të vështira për t’u kontrolluar për kundërshtarin”.

“Nuk e di nëse ai dëshiron të shkojë ose jo. Mund ta kuptoj kur ai thotë se dëshiron të luajë më shumë. Unë e di se si është të qëndrosh i ulur në bankën rezervë”.

“Me ish-trajnerin Carlo Ancelottin, unë isha në bankën rezervë shumë herë. Është plotësisht normale për një lojtar të jetë i pakënaqur ose të bëhet i pakënaqur”.

Mulleri doli nga akademia e Bayerni në vitin 2008 dhe, që nga atëherë, ai e ka fituar tetë herë titullin e Bundesligës me bavarezët. Ai gjithashtu ka triumfuar në Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës, Kupën e botës së Klubeve, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën e Gjermanisë.

(Kosova Sot Online)