Çfarë bënte Challandes teksa plasi sherri mes Zhegrovës e Kolollit?

  • 11 October 2019 - 21:23
Çfarë bënte Challandes teksa plasi sherri mes Zhegrovës e Kolollit?

Është prishur qetësia në kampin e Kosovës, pak ditë para përballjes me Malin e Zi.

Në stërvitjen e së premtes në “Fadil Vokrri”, e para pas fitores 1-0 në miqësore kundër Gjibraltarit, ka ndodhur një sherr mes futbollistëve të Kosovës.

Edon Zhegrova dhe Benjamin Kololli janë shtyrë për disa sekonda, derisa ndihmës trajneri, Muharrem Sahiti dhe disa futbollistë tjerë është dashur të ndërhyjnë që të mos eskalojë situata.

Teksa Zhegrova e Kololli shtyheshin, Challandes qëndron duke i shikuar nga larg gjithçka që po ndodhte mes dyshes së “Dardanëve”.

Mbetet të shihet nëse trajneri zviceran, që njihet si njeri i hekurt, do të marrë masa ndaj të dy futbollistëve.

Image

(Kosova Sot Online)