Khabib Nurmagomedov vendos të mbrojë titullin e UFC-së kundër Tony Ferguson në New York, zbulohen edhe detajet tjera

  • 12 October 2019 - 17:27
Khabib Nurmagomedov vendos të mbrojë titullin e UFC-së kundër Tony Ferguson në New York, zbulohen edhe detajet tjera

UFC raportohet se po punon për një meç të madh mes Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson për New Jork.

Sipas Ariel Helwani të ESPN, Nurmagomedov është i vendosur të mbrojë titullin e tij në peshat e lehta të UFC-së kundër Ferguson në muajin mars ose prill. Nurmagomedov, 31 vjeç, së fundmi mbrojti rripin e tij kundër Dustin Poirier në UFC 242 muajin e kaluar. Ai mposhti sfiduesin amerikan në raundin e tretë për të regjistruar fitoren e tij të 28-të profesionale në MMA.

Ai shprehu dëshirën e tij për të luftuar në Rusi, duke synuar Stadiumin Luzhniki në Moskë. Por, duket se UFC ka plane të tjera. Drejtuesit e UFC po planifikojnë këtë garë të madhe kundër Fergusonit ta zhvillojnë në New York – me Brooklyn (Barclays Center) ose Neë York City (Madison Square Garden) të shpallur si destinacione të mundshme.  “A e njoh Khabibin? Po, e kam takuar atë shumë herë”, ka thënë fillimisht Helwani.

“Çfarë po ndodh me Tony Ferguson? Unë dyshoj se Tony Ferguson kundër Khabib do të ndodhë në mars ose prill dhe po dëgjoj se Neë Yorku është duke u diskutuar”, përfundoi ai.  Edhe një ndeshje mes Nurmagomedov dhe Conor McGregor është përfolur, por luftëtari nga i Dagestani këmbëngul se Ferguson është në radhë.

“Më duhet të them që Toni Ferguson e meriton atë më shumë, ju duhet t’i jepni atij merita. Ai ka një seri fitoresh me 12 luftëra dhe ai e meriton atë më shumë sesa Conor”, ka thënë Khabib.

Ndryshe, meç mes Nurmagomedov dhe Ferguson është planifikuar të mbahet katër herë gjatë katër viteve të fundit, por ata kurrë nuk janë takuar.

(Kosova Sot Online )