Italia synon ta vazhdojë ecurinë e mirë kundër Greqisë

  • 12 October 2019 - 19:49
Italia synon ta vazhdojë ecurinë e mirë kundër Greqisë

Pas shtatë fitoreve radhazi, ekipi kombëtar i Italisë synon ta gjejë të tetën sonte në ndeshjen kundër Greqisë, e cila nuk ka siguruar fitore që gjashtë ndeshje.

Ekipi kombëtar i Italisë e pret Greqinë në stadiumin “Olimpico” sot në orën 20:45, në kuadër të xhiros së shtatë të Grupit J të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Italia është lidere bindëse e këtij grupi, me 18 pikë të fituara nga gjashtë ndeshjet e para, ndërsa ndiqet nga pas nga Finlanda, me 12 pikë nga shtatë ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Në anën tjetër, Greqia i ka pesë pikë të fituara nga gjashtë ndeshjet e para – një fitore, dy barazime, tri humbje.


(Kosova Sot Online)