Rakitic, i gatshëm të largohet nga Barça

  • 15 October 2019 - 14:00
Rakitic, i gatshëm të largohet nga Barça

Mesfushori kroat nuk po gjen hapësira të mjaftueshme këtë sezon dhe pritet të largohet nga Camp Nou

Ivan Rakitic nuk është aspak i kënaqur tek Barcelona.

Mesfushori kroat këtë sezon nuk po ka hapësira dhe është i gatshëm të lëvizë.

Nuk përjashtohet mundësia që ish-futbollisti i Sevillas të largohet nga Camp Nou qysh në afatin kalimtar të janarit.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Marca”.

Përfaqësuesin kroat e pëlqejnë Manchester Unitedi dhe Milani. Ai e do një klub ku do të mund të luante rregullisht.

(Kosova Sot Online)