Arrihet marrëveshja, gara e Formula 1 në një stadium legjendar

  • 16 tetor 2019 - 13:17
Arrihet marrëveshja, gara e Formula 1 në një stadium legjendar

Amerika do të mirëpresë një tjetër garë të Formula 1, e cila do të zhvillohet në Majemi (pista ku zhvillohet aktualisht garat është ajo e Austin, Teksas).

Pronarët e Formula 1 kanë arritur një marrëveshje për të zhvilluar në këtë qytet një garë në vitin 2021. Ajo do të zhvillohet në zonën përreth stadiumit legjendar të “Hard Rock Stadium”, ku luan ndeshjet e saj në NFL skuadra e Miami Dolphins.

Me këtë rast, stadiumi do të përdoret si pjesë e cirkuitit. “Jemi të lumtur të konfirmojnë se Formula 1 dhe “Hard Rock Stadium” kanë arritur një marrëveshje, për të mirëpritur garën e parë zyrtare të Formula 1 në qytetin e Majemit”, ka thënë Sean Bratches, drejtori i marketingut të Formula 1.

Lajmi u konfirmuar në “Twitter” edhe nga Tom Garfinkel, zv.presidenti i ekipit të Miami Dolphins. Ai ka shpalosur edhe një projekt të pistës së kësaj gare.

Kjo garë e Formula 1 në Majemi pritet t’i sjellë qytetit një fitim prej 400 milionë dollarësh. Pritet që tashmë të përfundojnë të gjitha procedurat e nevojshme për zhvillimin e garës së parë në shtetin e Florida në vitin 2021.(Kosova Sot Online)