Milner: Messi të bën të dukesh budalla

  • 16 October 2019 - 16:59
Milner: Messi të bën të dukesh budalla

Kapiteni i Barcelonës. Lionel Messi, e kishte dribluar mesfushorin e Liverpoolit, James Milner, duke ia futur topin mes këmbëve në ndeshjen e parë gjysmëfinale të sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve, dhe anglezi pati disa fjalë për ta përshkruar argjentinasin.

Liverpooli e humbi 3:0 atë ndeshje në Camp Nou, përkundër se luajti shumë mirë, me Milnerin që i njeh cilësitë e Messit.

“Ndeshja e parë nuk prodhoi rezultat të drejtë final, por vetë futbollit nuk është i drejtë nganjëherë”, shtoi ai.

“Por ekipi kundërshtar e ka këtë futbollist (Messin). Është shumë e vështirë të vraposh sa më shpejt me këmbët e bashkuara dhe prapëseprapë ai të bën të dukesh budalla. Ama ju e keni parë golin që e shënoi ai, mënyra sesi luan ai, e bën ndeshjen gjithmonë shumë të vështirë”, shpjegoi ai. 

(Kosova Sot Online)