Ribery tallet me FIFA 20 për fytyrën e tij në videolojë

  • 18 October 2019 - 08:36
Ribery tallet me FIFA 20 për fytyrën e tij në videolojë

Ish-sulmuesi anësor i Bayern Munichut që tani luan në Fiorentina, Franck Ribery, e ka kritikuar videlojën FIFA 20 për shkak të mënyrës se si ai duket në këtë videlojë.

Sulmuesi francez e kishte luajtur videolojën FIFA 20 me fëmijët e tij dhe ai u trondit kur e zbuloi se si ai duket në këtë lojë.

Tani që po e vazhdon karrierën e tij në Serie A pas largimit nga Bayern Munichu, Ribery është bërë më aktiv edhe në rrjete sociale. Ai së fundi u tall me FIFA-n në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.

“Luajta FIFA 20 me fëmijët e mi jo para shumë kohe. Hej EA Sports… kush është ky djalosh?”, shkroi Ribery. Pasi e nuhati këtë mundësi, rivali i videolojës së FIFA-s, PES, reagoi shpejt dhe e theksoi se ma mirë duket 36-vjeçari në videolojën e tyre.

“Hey Franck! A e di kush është ky djalosh?”, shkroi faqja zyrtare e PES-it në Twitter. Transferimi i Riberys në Serie A ka qenë një sukses i madh deri më tani, pasi që sulmuesi francez ka arritur të shënojë dy herë dhe ta asistojë edhe një gol tjetër në shtatë ndeshjet e tij për Fiorentinën.

(Kosova Sot Online )