Pogba takohet me Zidanen në Dubai, publikohen fotot e takimit

  • 18 October 2019 - 08:42
Pogba takohet me Zidanen në Dubai, publikohen fotot e takimit

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba është takuar me trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, në Dubai.

Francezi, 26 vjeç, është duke rehabilituar nën diellin dhe nxehtin e Dubait pas një lëndimi të pësuar në kyçin e këmbës së tij të djathtë, në ndeshjen kundër Arsenalit muajin e kaluar. Megjithatë, ky udhëtim rehabilitimi në Dubai ka shërbyer edhe për një takim mes Pogbas dhe trajnerit të Realit, Zidane. idane ishte në Lindjen e Mesme për të marrë pjesë në konferencën “Dubai AI në Sport” në fillim të kësaj jave.

Image

Mediumi britanik Daily Star ka publikuar disa fotografi, ku shihet Pogba teka shkëmben  fjalë me trajnerin e Realit, i cili disa herë ka dashur ta sjellë yllin e United në Madrid.

(Kosova Sot Online )