Arrestohet një tifoz i Napolit për vrasjen e tifozit të Interit

  • 18 October 2019 - 11:27
Arrestohet një tifoz i Napolit për vrasjen e tifozit të Interit

Një tifoz ultras i Napolit është arrestuar me dyshimin se e kishte vozitur veturën që e vrau tifozin e Interin, Daniele Belardinelli jashtë stadiumin “San Siro” vitin e kaluar.

Fabio Manduca, 39-vjeçar, përballet me akuza për vrasje të vullnetshme, pas hetuesit erdhën te përfundimi se kishte qenë ai personi që e kishte shkelur Bellardinin para rreth dhjetë muajve.

Incidenti ndodhi para ndeshjes mes Interit dhe Napolit më 26 dhjetor, gjatë përleshjeve mes dy grupeve të tifozëve.

Manduca besohet se ka qenë prapa timonit të veturës së llojit Renault Kadjar SUV, që rezultoi në vdekjen e tifozit të Interit.

Gjashtë persona veçse janë dënuar për shkak të përfshirjes në përleshjen mes tifozëve që ndodhi atë natë në Milano. Nino Cicarelli, kryetari i grupit ultras Viking, u ndëshkua me dënimin më të madh – tre vjet e tetë muaj burg.

Ultrasi i Varese, Alessandro Martinol, u dënua me tre vjet burg, ndërsa anëtari i Boys, Marco Piovella, u dënua me dy vjet e 10 muaj  burg.

Ndërkohë, dy vjet dhe gjashtë muaj burg dënim iu shqiptuan Francesco Baj dhe Simone Tiras, përderisa Luca de Ros – tifozi i Interit që ndihmoi në hetimet – e pranoi marrëveshjen prej një viti e 10 muajsh. 

(Kosova Sot Online)