Mbyllen pjesët e para të tri ndeshjeve të IPKO Superligës

  • 18 October 2019 - 15:13
Mbyllen pjesët e para të tri ndeshjeve të IPKO Superligës

Janë mbyllur pjesët e para të tri ndeshjeve të xhiros së 10-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll. Dukagjini po fiton ndaj Vushtrrisë 1:0, njëjtë si Trepça ’89 kundër Llapit. E dueli në mes të Feronikelit dhe Gjilanit në 45 minutat e parë nuk solli fitues

Tashmë janë mbyllur pjesët e para në tri ndeshjet e para të xhiros së 10-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll, të cilat po zhvillohen sot.

Loja kryesore e ditës së sotme ndërmjet Feronikelit dhe Gjilanit në 45 minutat e parë nuk solli gola, prandaj pjesa e parë u mbyll baras, 0:0.

Ndërkaq, Trepça ’89 e befasoi Llapin qysh në minutën e parë duke shënuar me anë të Muharrem Jasharit.

Kurse, Dukagjini po avancon ndaj Vushtrrisë me rezultat 1:0 falë golit të shënuar nga Altin Merlaku në minutën e 17-të.

Të shtunën zhvillohet një ndeshje e të dielën dy të tjera.

Pa diskutim, përballja më e madhe e kësaj xhiroje është ajo në mes të Dritës dhe Ballkanit, e cila do të luhet të dielën. 

(Kosova Sot Online)