Man United dhe Liverpool do t’i matin forcat në “Old Trafford”

  • 20 October 2019 - 16:49
Man United dhe Liverpool do t’i matin forcat në “Old Trafford”

Man United dhe Liverpool do t’i matin forcat në “Old Trafford” nga ora 17:30, sfidë e vlefshme për xhiron e nëntë në Premierligë.

Martial nuk ia ka dal që të jetë titullar, ai e nis sfidën nga stoli, derisa De Gea është rikuperuar pas shqetësimeve që pati ditë më parë me Spanjën.

Pogba, Matic, Shaw, janë disa prej mungesave të shumta që po vuan Unitedi.

Kurse për Liverpoolin është kthyer Alisson, mungojnë Shaqiri dhe Salah.

“Djajtë e Kuq” vijnë në këtë ndeshje pas një starti shumë të dobët të sezonit, vetëm nëntë pikë në tetë takime, derisa Liverpooli kërkon fitoren e nëntë në po kaq ndeshje në Premierligë.  

Man United aktualisht gjendet në pozitën e 14-të, kurse Liverpooli në pozitën e parë me 5 pikë më shumë se Manchester City.


(Kosova Sot Online)