Navas siç nuk e keni parë asnjëherë

  • 21 October 2019 - 10:26
Navas siç nuk e keni parë asnjëherë

Blerjet e reja të Paris Saint-Germain e prezantuan veten para bashkëlojtarëve të rinj në hotelin e ekipit këtë fundjavë, me Keylor Navasin që ishte ylli i kësaj ceremonie.

Ish-portieri i Real Madridi bëri një vallëzim të frymëzuar nga Daddy Yankee, duke e bërë tërë skuadrën e PSG-së të shpërthejë në të qeshura të pareshtura.

Ata e duartrokiten Navasin në fund të shfaqjes, duke i admiruar lëvizjet dhe sensin e humorit të tij.

(Kosova Sot Online)