Shpërthen në flakë treni me të cilin po udhëtonin futbollistët

  • 21 October 2019 - 17:19
Shpërthen në flakë treni me të cilin po udhëtonin futbollistët

Momente shoku për tifozët e klubit gjerman të futbollit, Freiburg.

Teksa po ktheheshin me tren në shtëpi, pas ndeshjes në udhëtim me Hertha Berlin, mjeti në të cilin po udhëtonin mori flakë pas problemeve me sistemin e ajrimit.

Mediet gjermane raportojnë se tre persona janë shtruar në spital me dëmtime të lehta, ndërsa një i katërt i plagosur ka refuzuar trajtimin.

Zjarri shpërtheu në vagonin e tretë pas lokomotivës, tymi tmerroi tifozët ndërsa një person okular u shpreh se kishte ndjerë një erë të çuditshme nga ventilimi. Shkak i zjarrit akoma nuk është bërë i ditur. Me anë të frenave emergjente, treni duhet të ishte ndalur në orën 20:15 në Berlin.

Qindra pasagjerë u hodhën nga treni, duke mbajtur xhaketa dhe triko përpara fytyrës për tu mbrojtur nga djegia. Zjarrëfikësit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për të evakuar personat e dëmtuar.

Për të menaxhuar flakët ndërhynë 200 forca zjarrëfikëse, 19 ambulanca dhe 8 mjete të urgjencës ishin gati kjo për shkak se policia federale ngriti alarmen pasi dyshoheshin se në tren po udhëtonin një numër i konsiderueshëm pasagjerësh.

(Kosova Sot Online)