Leonardi, ua dhuron Clippers fitoren kundër Lakers të LeBronit

  • 23 October 2019 - 09:03
Leonardi,  ua dhuron Clippers fitoren kundër Lakers të LeBronit

Kawhi Leonard e nisi një kapitull të ri në karrierën e tij duke i shënuar 30 pikë për Los Angeles Clippers në fitoren me rezultat 112:102 kundër LeBron James dhe Lakers, në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të NBA.

Lou Williams i shtoi 21 pikë dhe Montrezl Harrell i shënoi 17, përkundër që s’e nisi lojën, për t’i ndihmuar Clippersave për ta nisur sezonin e tyre te 50-të në histori, për herë të parë në shumë kohë si favoritë për titullin e NBA. 

Leonardo e fitoi titullin e tij të dytë të NBA sezonin e kaluar, me Toronto Raptors, duke triumfuar kundër Golden State Warriors në finale.

Lakers e reklamuan formacionin e tyre të ri me dyshen James dhe Anthony Davis. Ky i fundit i shënoi 25 pikë, duke u treguar i saktë në 9 nga 14 gjuajtjet e lira, ndërsa James i shënoi 18 pikë. Danny Green shënoi më shumë sesa të dy, 28 pikë.

Por, Leonardo doli triumfues kundër tyre, përkundër që nuk e pati bashkëlojtarin e tij të cilin e rekrutoi vetë në skuadër, Paul George, i cili mundoi shkaku i një operacioni në shpatulla gjatë verës.

Lakers u kthye nga një deficit prej 14 pikësh gjatë çerekut të tretë të ndeshjes, përmes 18 pikëve të shënuara nga Danny Green. Gjithçka ishte e barabartë në fillim të çerekut të katërt, mirëpo Clippers dominuan. Pesë lojtarë të ndryshëm shënuan dhe Leonardo e asistoi trepikëshin e Maurice Harkless.

Pas kësaj ndeshje në shtëpi, Clippers do të udhëtojnë në Golden State të enjten për ta hapur stadiumin “Chase Center” në San Francisco në një tjetër përballje mes favoritëve për titull. Ndërsa, Lakers do të kthehet në “Staples Centes” si skuadra vendase të premten kundër Utah. Lakes i kanë fituar 25 nga gjithsej 37 ndeshjet e zhvilluara kundër Jazz në shtëpi në histori. 

(Kosova Sot Online )