E ARTA e Kosovës arrin në finale, i siguron medalje në Abu Dhabi

  • 24 October 2019 - 13:21
  E ARTA e Kosovës arrin në finale, i siguron medalje në Abu Dhabi

Kampionia olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi, ka arritur në finale të grand slamit të xhudos Abu Dhabi, pasi e mundi britaniken Chelsie Giles në gjysmëfinale.

Majlinda Kelmendi ia siguroi Kosovës një medalje nga finalja e kategorisë deri në 52 kilogramë në Grand Slamin e Abu Dhabit, pasi e mposhti britaniken Chelsie Giles në gjysmëfinale të kësaj gare.

Përderisa në çerekfinale e mposhti koreanen Park Da Sol, në finale ajo do të përballet me italianen Giuffrida Odette.

Image

Përderisa Majlinda për momentin është në pozitën e pestë për momentin në ranglistën e xhudisteve në kategorinë deri në 52 kilogramë, Odette radhitet e nënta.

Image

Xhudistja pejane Kelmendi fitoi me lehtësi kundër xhudistes nga Koreja Jugore në çerekfinalen e kategorisë deri në 52 kilogramë, që u zhvillua në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Majlinda rundin e parë e kaloi pa garë, ndërsa në rundin e dytë e mundi Salimata Fofanan.

Në rrethin e tretë e mposhti Anna Kazyulinan e Kazakistanit, para se ta shkatërronte Park Da Solin për një vend në gjysmëfinale.

(Kosova Sot Online)