Ibrahimovic: Nëse nuk qëndroj, askujt s’do t’i bëhet vonë për MLS

  • 25 October 2019 - 18:28
Ibrahimovic: Nëse nuk qëndroj, askujt s’do t’i bëhet vonë për MLS

Ibrahimovic mund t’i ndajë rrugët me La Galaxy por edhe me MLS (Major League Soccer)

Ish sulmuesi i shumë klubeve evropiane, Zlatan Ibrahimovic, ka dhënë sinjale se mund t’i ndajë rrugët me La Galaxy.

Si gjithmonë, Ibra ka dhënë një tjetër deklaratë interesante sipas të cilit, askush s’do ta kujtojë MLS-në nëse vendos të largohet nga liga amerikane e futbollit.

“S’ka të bëjë me paratë”, tha fillimisht ai për ESPN. 

“Kam edhe dy muaj të mbetur në kontratë. Do të shohim çfarë do të ndodhë”.

“Nëse qëndroj, atëherë MLS është në rregull, sepse e gjithë bota do ta shikojë atë. Nëse nuk qëndroj, askush s’do ta mbajë mend se çfarë është MLS”.

38-vjeçarit i skadon kontrata me La Galaxy në dhjetor dhe është duke u lidhur me një rikthim të mundshëm në Evropë. Napoli i Carlo Ancelottit po insiston për ishin e Juves, Interit, Barcelonës, PSG-së e Unitedi.

Ibra ka shënuar 53 gola në 58 ndeshje për një vit e gjysmë te LA Galaxy.

(Kosova Sot Online)