Maldini: Unë dhe Boban, garanci që Milani të rikthehet aty ku i takon!

  • 25 October 2019 - 22:27
Maldini: Unë dhe Boban, garanci që Milani të rikthehet aty ku i takon!

Milani po kalon një tjetër sezon të turbullt, që ka sjellë edhe reagimin e vazhdueshëm të tifozërisë në shkallët e stadiumit dhe në rrjetet sociale, ndërsa as ndryshimi në pankinë nuk duket se plotësoi pritshmëritë e tyre.

Megjithatë sot ka qenë ish kapiteni legjendar i kuqezinjve dhe aktualisht Drejtor Teknik i Milanit, Paolo Maldini, që në një intervistë të dhënë për mediat italiane dha garanci për projektin e fondit Elliot, që është edhe pronari i skuadrës milaneze.

“Kjo është një periudhë delikate, por bën pjesë në procesin e rritjes, pasi në vitet e fundit ka ndërruar disa herë pronësia. Unë dhe Boban jemi garanci që Milani do të rikthehet shpejt aty ku i takon, pasi të jeni të bindur që nëse Elliot dëshiron të fitojë pas 15 vitesh, ne largohemi të parët”, deklaroi Maldini. 

Më pas kapiteni legjendar i kuqezinjve foli edhe për ndryshimin në pankinë, të cilin e cilësoi të pallogaritur më herët, pro të detyrueshëm për t’u bërë në këtë kohë.

“Nuk e kishim menduar ndryshimin kaq shpejt në pankinë, por vendimi për të larguar Giampaolon ishte i ndarë me të gjithë drejtuesit e klubit. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, është më mirë të ndryshosh shpejt, sesa të presësh mesin e sezonit. Tani shpresojmë të kthejmë faqe dhe të arrijmë objektivat sezonale”, tha drejtuesi i klubit kuqezi.

(Kosova Sot Online)